Faton Maloku është njëri ndër portierët më të mirë në vendin tonë dhe kërkon një rekord interesant.
“Faton Maloku i Dritës nuk ka pranuar gol që 469 minuta në Superligë. Otto John është futbollisti i fundit që ka realizuar në portën e Dritës, para 4 muajsh.
Maloku sot mund të thyej rekordin e këtij edicioni që mbahet nga Visar Bekaj i Prishtinës me 492 minuta”, shkruan gazetari Arlind Sadiku.
Maloku është i gatshëm për takimin e sotëm ndaj Llapit nga Podujeva.