Malisheva po përballet me koronavirusin dhe rriqrat

0
Gjigandi

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka bërë të ditur për media se janë 12 raste aktive me koronavirus në këtë komunë.

Sipas tij, tre prej personave të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

“Aktivë për momentin janë 12 raste, prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive tre persona. Për momentin janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, raportohet se gjendja e tyre për momentin është stabile”, ka thënë Hajdin Berisha.

Ai tutje ka shtuar se 945 persona janë pickuar nga rriqrat dhe sipas tij, asnjëri nga ta nuk është në rrezik për jetë.

“945 persona janë pickuar nga rriqrat, nuk ka ndonjë rast që ka shfaqur shqetësime”, ka thënë ai.

RonaTyra

Ditë më parë është shënuar viktima e parë nga pickimi i rriqrave në këtë komunë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu