“Bllokim direkt të fluturimeve”/ Guvernatori i Toscana-s: 13 raste infektimi erdhën nga Tirana

0
Gjigandi

Frika nga një ringjallje e koronavirusit në Itali ka nxitur një reagim të guvernatorit të Toskanës, Enrico Rossi, i cili shprehet i shqetësuar se rastet e reja po vijnë nga jashtë vendit, raportojnë mediat fqinje.

“Il gioernale” shkruan se gjatë 24 orëve të fundit në Toscana janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus, nga ku 14 ishin të huaj, mes tyre 13 nga Tirana dhe një nga Ekuadori dhe për këtë guvernatori Russi ka kërkuar nga qeveria ndërhyrje të shpejtë duke bërë gjurmimin dhe mbikëqyrjen e personave të ardhur nga jashtë ose në të kundërt, bllokim të fluturimeve.

Ndërkohë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit, që vinin nga Tirana, guvernatori i rajonit të Toskanës ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14 ditor të karantinës.

“Qeveria duhet të ndërhyjë, në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin direkt të fluturimeve”, ka deklaruar guvernatori Rossi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu