Deputeti Lefter Maliqi tha nga Kuvendi se Brukseli i dha qeverisë së Ramës kartonin e kuq për negociatat. Sipas Maliqit, ky vendim i BE erdhi pasi Rama nxiu vendin me krim dhe korrupsion, e mbushi me ngjyrë të gjelbër, pasi e kanabizoi. “Si mund të hapeshin negociatat kur krimi i organizuar, çpopullimet dhe azilet ekonomike dhe politike, kur janë të kapura institucionet, kur varfëria ka pllakosur vendin. Këta morën në qafë edhe vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut. Nga t’ia nis nga Berati, nga fshatrat e Tiranës, që kanë mbetur pa investime. Kryetarët e Bashkive janë kthyer në drejtorë Rajonesh, që të gjithë tenderat i realizojnë dy persona, dhe një person që ndodhet në krahun e Kryeministrit. Del Kryeministri qesh, hap këmbë e krahë, kruan kokën dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Emërimet i kryejnë 3 persona, njërin që e ka në krah dhe dy të tjerë. Nuk mban më ujë pilafi, kriza e rëndë ekonomike dhe politike ka pllakosur këtë vend. Duhet zgjidhje dhe zgjidhja vjen nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe bashkiake. Këta duan të varfërojnë popullin që ta kenë nën kontroll. Unë nuk jam as me Bashën që del bën miting atje dhe ndez dritat. Ka ardhur koha që njerëzit të dalin para Kryeministrisë dhe të mos ikin më”, tha Maliqi. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!