Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Lefter Maliqi u shpreh se i ka bërë thirrje publike për Alibeajn dhe i vjen keq për sjelljen e tij.
Sipas tij, ambasadorja e SHBA-ve më shumë po i dëmton imazhet e SHBA-ve asnjëherë nuk ka ndodhur që të kritikohet kaq shumë një ambasadore.
Maliqi: Opozita po rilind. Do zoti që nuk ndodhi 5 qershori i dytë, ashtu sikurse i uli në 5 qershor ambasadorja palët. Ky kryeministër tregoi se ambasadoren e kishte nën urdhrat e tij. Kam bërë thirrje publike për Alibeajn dhe më vjen keq për sjelljen e tij. Besoj se kjo ambasadore më shumë po i dëmton imazhet e SHBA-ve. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të kritikohet kaq shumë një ambasadore. Vajtja e saj në Shkodër dhe mbështetja e saj për Bashës tregoi të kundërtën. Kështu ndodhi edhe me Rudina Hajdarin.
Me njohjet që kam me Berishën, mund të them se ai është një njeri që mban fjalën dhe i kthehet gjërat në realitet. Kam një bindej totale që Berisha do të drejtojë opozitën shqiptare dhe do të ketë një fitore si Orbani i Hungarisë, që pati kundër Sorosin dhe segmente të caktuara dhe bën për njerëzit e investon.
Maliqi shtoi se kryeministër Rama është një person që sundon dhe përçan dhe mendon se i di të gjitha.
Maliqi: Ky kryeministër është një person që sundon dhe përçan dhe mendon se i di të gjitha. Ai doli edhe dje në Berat për një parkim edhe pse unë mendoj se do të përmbyten ato makina dhe më vjen keq për një investim të tillë për hedhur dëm. Ai nuk ka bërë gjë për Beratin dhe për gjithë Shqipërinë. Më vjen keq për ambasadoren që mbështet të majtën dhe aspak votën e lirë.