Maldini në emër të titullit: Kemi menduar gjithmonë për të, ta shfrytëzojmë mundësinë.

0
Maldini në emër të titullit: Kemi menduar gjithmonë për të, ta shfrytëzojmë mundësinë.
Gjigandi

Paolo Maldini është i lumtur dhe i tendosur më shumë se kurrë. Ai dha një intervistë për “Milan Tv” gjatë kthimit nga ndeshja si mysafir në “Olimpico”.

Nga transferta me Lazio, kuqezinjtë u kthyen me tri pikë shumë të çmuara për sa i përket titullit. Një intervistë e shkurtër, por plot kuptime.

“Dëshiroj të shpreh një koncept shumë të thjeshtë, ndihem edhe unë si lojtar i Milanit. Jam krenar për ekipin, për stafin dhe për atë që na japin tifozët, – thotë menaxheri i kuqezinjve.

– Puna është thelbi i filozofisë sonë, ajo që na bën të ndihemi mirë dhe që na bën të jetojmë me një emocionalitet, ndonjëherë të paqëndrueshëm, por që shkakton ndjesi shumë të këndshme”.

Natyrisht, një mendim shkon për qëllimin e madh që do të ndiqet në muajin e ardhshëm: “Në sezone si ky, synimi është të bëjmë më të mirën e mundshme. Duhet të synojmë shumë lart.

RonaTyra

Në fillim të sezonit nuk na dhanë shanse për titull, por duhet ta përdorim këtë si stimul. Në 20 vitet e fundit, Milani ka fituar dy tituj. Fitimi i Serie A do të ishte një rezultat i pabesueshëm.

Kur të kesh mundësinë duhet të provosh, edhe nëse është shumë e vështirë. Pastaj, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ngushëlloheni me faktin se keni bërë maksimumin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu