Në makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje në zonën e Brrylit, Tiranë.
Sipas njoftimit paraprak nga policia, makina drejtohej nga një shofere femër, shtetasja me inicialet B.K., e cila ka rritur të shpëtojë mrekullisht pa lëndime.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.