Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Një shtetas 40-vjeçar me inicialet Xh.B., që lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit është arrestuar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.