“Do të nxjerr burrin nga burgu” hiqet si avokat i merr 12 milion lekë (Emri)

0
Gjigandi

Një 54-vjeçar, banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pas përfundimeve të një hetimi 3-mujor. Shtetasi Mendo Kame akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, pasi dyshohet se ka përfituar rreth 12 milion lekë të vjetra duke mashtruar një shtetase. Ai pretendonte se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj, i cili aktualisht po vuan dënimin në ‘Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal Drenovë’. Kame akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi:

Elbasan/Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Manipulimi”, për vënien në pranga të një shtetasi të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

I mori një shumë parash, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një shtetas i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

RonaTyra

Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu