Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të shënuuar këtë të shtunë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një biznesi.
Ambulanca dhe efektivë të policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Të lënduarit janë anëtarë të një familjeje. Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.