Fushata e PS në Lushnje/ Balla dhe Balluku në mbështetje të kandidates Eriselda Sefa

0
Fushata e PS në Lushnje/ Balla dhe Balluku në mbështetje të kandidates Eriselda Sefa
Gjigandi

Taulant Balla drejtues politik i PS qarku Fier, është duke udhëhequr fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë Lusnjë. Bashkë me ministren e infrastrukturës Belinda Balluku, u angazhuan përpara qytetarëve të këtij qyteti për të tjera investime.

Taulant Balla: Për ti kujtuar shqiptarëve për rrugët e lëna rrugëve hidhni një sy mbikalimeve të lëna në mes tek “Pushimi i Shoferit”. Vetëm dy këmbë, si mund të hipë makina nga një krah në tjetrin vetëm Luli dhe Saliu mund ti japin përgjigje.

Prioriteti themelor i këtij viti është Përroi i Lushnjës, thonë se këta e kanë premtuar ka 30 vjet, 2022 do jetë viti që kjo merr fund dhe shërohet plotësisht e që do i japë Lushnjes një mundësi të re komunikimi sepse do shoqërohet me rrugë anësore.

Kandidatja socialiste Eriselda Sefa shikon si prioritet shërbimet ndaj qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu