Ekrani është në thelb një copë xhami i lakuar që është i ndarë në tre zona.
Cadillac Lyriq i General Motors ka një ekran 33 inç që vendoset direkt para shoferit. Kjo korrespondon me një diagonale prej rreth 84 centimetra. Lartësia e ekranit do të jetë rreth 13 centimetra.
Në thelb, është një copë xhami i lakuar, i cili është i ndarë në tre seksione, por që bashkohen pa probleme.
Në të majtë të timonit është pjesa në të cilën kontrollohen funksionet brenda makinës elektrike, siç është ndriçimi. Ndërsa në pjesën e djathtë janë funksionet e navigimit.
Nëse makina ndalon – për t’u mbushur, për shembull – në ekran mund të shfaqet një imazh i njëtrajtshëm. General Motors nuk ka zbuluar se çfarë përmbajtje në të vërtetë shfaqet në ekran.
Me një lloj të ri të teknologjisë së baterive, prodhuesi më i madh në Shtetet e Bashkuara dëshiron të arrijë një distancë prej 650 kilometrave me një mbushje të vetme.
Se kur pritet të dalë në treg ky model i makinës ende nuk dihet.