Makina e djegur në Bilisht/ Flet i ati i pronarit të mjetit: Dyshoj te ajo vajza…

0
Gjigandi

Deizi Arapi ka qenë e dyshuara kryesore së fundmi për djegien e makinës së Marsel Buçit në Bilisht.
I ati i pronarit të mjetit së fundmi Urim Buçi, së fundmi me një prononcim për media u shpreh se për djegjen e mjetit dyshon te Deizi Arapi.
Në fjalën e tij ai shpjegoi se përse dyshon te tek e reja Deizi duke thënë se ajo ka ofenduar djalin e tij dhe duke hedhur mbi të akuza të padrejta sipas tij. Ai e mbylli fjalën e tij shumë i prerë dhe i qartë duke kërkuar drejtësi nga shteti.

Deklarata e Urim Buçit:

“Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti.
Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur. Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi!”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu