Ra nga traktori, ndërron jetë bujku në Kosovë

0
Gjigandi

Një bujk ka ndërruar jetë në Kosovë, pasi ka rënë nga traktori me të cilin po lëvizte.

Raportohet  se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 9 tetor, në Podujevë.

Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se personi ishte pa shenja jete.

Njoftimi i Policisë

MOSEVITIM I RREZIKUT/Podujevë 09.10.2022 – 11:33. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi dyshohet se ka rënë nga traktori në fushë-arë punuese. Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu