Makina del nga rruga, plagosen dy vëllezërit

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur mesnatën e djeshme në Maliq. Automjeti tip “Volkswagen” nën drejtimin e shtetasit me inicialet G.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri (vëllai i tij) kanë mbetur të plagosur.

Maliq/Informacion paraprak

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu