Me cilin e ka patur më të vështirë? Elgit Doda flet për bashkëpunimet në “BBV”

0
Gjigandi

Megjithëse nuk ka hyrë si banor, producenti Elgit Doda ka qenë protagonist si në “Big Brother Vip 1”, ashtu edhe në “Big Brother Vip 2”, përmes punës së tij.

Ai ka realizuar bashkëpunime muzikore me dy personazhet më të përfolur të secilit edicion, Donald Veshajn dhe Luzi Ejllin, ndërsa së fundmi në një intervistë të dhënë, ai ka treguar se me cilin ka patur më shumë vështirësi të bashkëpunojë.

“Nuk mund ti krahasojmë se Luizi është këngëtar, Donaldi ka njohuritë e këngës, por ka nevojë më shumë. Ai vetë kur e pyet, thotë “më shumë më ka shtyrë Elgiti, sesa vetë”- tha Egliti në “E Diell”.

Duke folur për bashkëpunimin me Luizin, për këngën “Me Ty”, ai veçoi edhe disa vështirësi që ka hasur, përveç kohës së limituar.

“Është bërë në kohë rekord. Regjistrimi ka qenë një siklet në vete, ai ishte me zërin e ngjirur, tekstin nuk e kishte mësuar sepse nuk kishte pasur kohë, se ishte diçka që ndodhi shumë shpejt. Ai ka dhënë maksimumin e tij, pavarësisht se e kishte zërin pak të ngjirur, sepse ka abuzuar pak me cigaren, me alkoolin me ato gjëra, emocioni pastaj. Ai është sjellë realisht si profesionist. Kënga në 24 orë, ka qenë më shumë se 1 milionë shikime”- tha kantautori i njohur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu