Jeta sportive sjellë shumë sfida, shumë miq, po ashtu gëzime e dëshpërime, ndonjëherë edhe rival të përbetuar në arenë.
Dhanë shumë për karatenë dhe sportin, kurrë nuk iu ndanë që nga vëllai i madh Fahri Mahalla, themelues i klubit Kastrioti nga Ferizaj (ish Borci kur u themelua në vitin 1978).
Në kohërat më të vështira intensifikuan punën në karate, ndërtuan një sallë të improvizuar dhe aty u zhvilluan kampionatet e ndryshme të Kosovës (karate, kick-box, full-kontakt etj).
Foto që ka një domethënie, janë tre vëllezërit Mahalla, Halili, më i vogli kryetar klubi dhe kontribuues i madh.
Në foto janë i pari Halil Mahalla – kryetar, Raif Musa – trajner, Gani Mahalla – trajner, Nebih Mahalla – ish karateist i mirënjohur dhe Afrim Krasniqi ish- karateist i mirënjohur. Gjeneratë që dhanë shumë edhe në kohën e okupimit dhe ishin halë në sy nga pushtuesi serb. “Gjithmonë së bashku drejt sukseseve!”, ky është mesazhi i tyre.