Policia ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga një 42-vjeçar pasi ka goditur me thikë vëllain e tij. Shtetasi me inicialet D.R. dyshohet se ka ka kryer veprën penale pas një konflikti për motive të dobëta. Detaje të tjera rreth ngjarjes nuk bëhet të ditura, teksa i plagosuri është dëmtuar lehtë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, një shtetas(vëllain e tij).