Një aksident është raportuar pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat.
Një 65-vjeçar po udhëtone me biçikletë dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Toyota’. Ilmi Murati, banor i fshatit Burbullinjë është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Grupi hetimor dhe policia po dokumenton ngjarjen. Sipas të dhënave paraprake, Murati ishte duke ecur me biçikletë dhe nuk ka mundur ta shmangë.