Kryeministri, Edi Rama do të jetë një nga liderët e parë të Ballkanit që do të vizitojë Ukrainën ditën e martë pas agresionit rus.
Burime për median bëjnë me dije se ka qenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin.
Si dhe ka hedhur idenë e një vizite të përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski në Kiev.
Mësohet se në fokus të takimit do të jetë dërgimi i një mesazhi të dhe unik si një formë mbështetje nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.