Këngëtarja Luar Arani ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Ami” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.
Muzika është realizuar nga producenti Mixey, gjersa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja shqiptare vjen me një paraqitje mjaft atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Amia Studio.
/abc24.al/