Fjalët e para të Kalush Orchestras pas fitores në ‘Eurovision 2022’: Kjo fitore është për çdo ukr…

0
Fjalët e para të Kalush Orchestras pas fitores në ‘Eurovision 2022’: Kjo fitore është për çdo ukr…
Gjigandi

Ukraina është shpallur fituese e edicionit të 66-të të ‘Eurovision 2022’.

Kalush Orchestra u shpallën fitues me këngën “Stefania”, e cila ka qenë favorite që nga fillimi për ta fituar garën e madhe evropiane.

Me të fituar trofeun e mikrofonit të kristaltë, Kalush Orchestra bën një falënderim të madh para publikut në “Pala Alpitour” të Torinos.

“Faleminderit shumë, faleminderit që mbështetët Ukrainën. Kjo fitore është për çdo ukrainas. Slava Ukraini (falënderim në gjuhën ukrainase”, tha solisti i grupit pas pranimit të trofeut.

RonaTyra

Më pas në një intervistë të realizuar pak pas përfundimit të spektaklit, grupi u shprehën shumë falënderues ndaj të gjithë atyre që kishin votuar përfaqësuesit ukrainas.

“Ne duam të themi një falënderim të madh për këdo që ka votuar për ne, që ka mbështetur Ukrainën në të gjitha aspektet. Zemrat tona janë me ne, faleminderit shumë, e vlerësojmë shumë”, tha solist i grupit, Igor Didenchuk.

I njëjti shoi se Eurovisioni ka qenë diçka shumë e vështirë për ta – por që në fund një lodhje e madhe e kurorëzuar me fitore.

“Ishte një udhëtim i gjatë dhe i vështirë duke e ditur situatën e vështirë që është në vendin tonë. Për shkak të kësaj, ne nuk mund të vinim të gjithë së bashku për prova për një kohë shumë të gjatë. Ndaj duam të themi një falënderim shumë të madh për ata që kanë zgjedhur të mbështesin kulturën ukrainase. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, tha solisti i Kalush Orchestra.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu