Në fushatën e 6 marsit garon koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, pjesë e të cilit është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Silva Caka, në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” foli për rolin e kësaj force politike në këto zgjedhje.
E pyetur nga gazetari Roland Zili nëse LSI penalizohet nga fakti që nuk ka kandidatë, por përfaqësohet nga emrat e ish-kryeministrit Sali Berisha, Caka e konsideroi këtë një zgjedhje të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“
Kjo ka qenë një zgjedhje e jona, nuk na penalizon, është e kundërta. E gjykuam që kjo bëhet për më të mirën. Kemi vendosur që për të mos u përçarë më tej opozita, të mbështesim nga këta kandidatë.Nuk kemi arsye për të qëndruar të distancuar. I jemi bashkuar koalicionit për arsye të zhvillimit të një fushate elektorale. Nga LSI, që prej ditës së parë që është formuar koalicioni, por, edhe me parë, janë atashuar para 6 bashkive koordinatorët tanë, të cilët kanë peshë të rëndësishme në LSI
.”