Djegia e tragetit/ Vijon beteja me flakët, tymi duket deri në Borsh

0
Djegia e tragetit/ Vijon beteja me flakët, tymi duket deri në Borsh
Gjigandi

Prej dy ditësh vijon lufta me flakët në tragetin që u përfshi nga zjarri në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.

Pamjet e siguruara nga tregojnë shtëllungat e tymit që dalin nga mjet 183 metra i gjatë që duket nga Borshi.

Vijojnë kërkimet edhe për personat që mungojnë në listën e udhëtarëve.  Dyshohet se ata ndodheshin në kabinat kamionëve të tyre, në kohën që Euro Ferry Olimpia u përfshi nga flakët.

Trageti ishte nisur  nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg. Trageti është pjesë e flotës së grupit Grimaldi Lines dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu