Loris Karius shkëput kontratën me Besiktas

0
Gjigandi

Loris Karius dhe Besiktas kanë ndarë rrugët.

Tash e disa kohë, situata e Loris Karius te skuadra e Besiktas ka qenë jo e mirë dhe shumë e komentuar.

Portieri gjerman ka shfaqur shenja pakënaqësie qe një kohë të gjatë, por së fundmi këto u rriten, duke shkuar madje edhe në procese gjyqësore.

Karius kishte akuzuar Besiktas për papërgjegjësinë e tyre në ndarjen e pagave.

Sot, portieri gjerman ka terminuar kontratën e tij me gjigantin turk.

RonaTyra

Karius tashmë do të kthehet te skuadra e Liverpool, por aty nuk pritet të ketë të ardhme për të .

Gjermani do të shikojë për ofertat që vijnë drejt tij. Everton është një nga klubet që mund t’i ofrojë atij një projekt interesant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu