Liverpoolin sjellë në Anfield “Neymarin e ri”

0
Gjigandi

Mediat britanike raportojnë se Liverpooli ka shprehur interesim për talentin brazilian, Talles Magno.

17 vjeçari tashmë ka përfunduar një sezon të plotë për Vasco de Gama në Brazil, dhe është pjesë e skuadrës U17 të Brazilit.

Sipas Daily Mail, ‘The Reds’ janë të interesuar dhe mund të shikojnë të përfitojnë nga pozicioni jo i mirë financiar i Vascos.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 mund të bëjë që klubet më të prekura të heqin dorë nga lojtarët e tyre më të mirë, të cilëve edhe u është ulur çmimi.

Magno fillimisht do t’i bashkohej skuadrës së dytë të Liverpool, gjë e cila do t’i ndihmonte për adaptim më të shpejtë në futbollin anglez, për t’u ftuar nga Jurgen Klopp pastaj te skuadra e parë.

RonaTyra

Në 15 ndeshje për Vascon, Magno ka shënuar dy gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu