Skuadra e Liverpoolit është kampion i ri i Anglisë. Vetëm një pikë e ndau nga 100 pikëshi, nga rekordi!
Skuadra e “Redsave” në udhëtim shënuan fitore me rezultat 3:1 kundër Newcastles në takimin e javës së fundit në Premier League.
Për Liverpoolin realizuan Van Dijk (38′), Origi (58′) e Mane (89’) dhe për Newcastlen Gayle (1′).
Newcastle përfundoi në vend të 13-të me 44 pikë.