Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit ku janë diskutuar kandidaturat për Kryesinë e re të Partisë Demokratike, të cilët do të kalohen ditën e nesërme për votim në Këshillin Kombëtar.
Në garë për Kryesinë e re të Partisë Demokatike janë 47 kandidatë.
Ajo që bie në sy është rikthimi i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ish-presidentit Bujar Nishani, ish-ministrit i Mbrojtjes Arben Imami, por dhe deputetja aktuale Ina Zhupa, e cila ka mbajtur fillimisht një qëndrim kundër “Foltores”.
47 kandidatët e mëposhtëm do t’i nënshtrohen votimit në Këshillin Kombëtar ditën e nesërme në orën 11:00, nga ku do të dalin dhe fituesit.
Lista