Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra ditën e sotme prefektin e të qarkut të Korçës, Dhori Spirollari.
Ndërkohë në vendin e tij është emëruar Nertil Jole si prefekti i ri i Qarkut të Korçës.
Vendimi:
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA