​Shqipëria merr antitankun më të mirë në botë

0
​Shqipëria merr antitankun më të mirë në botë
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka treguar pse Shqipëria kërkoi raketë antitank “Javelin” dhe nëse kjo gjë lidhet me agresionin rus në Ukrainë.

“Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte lufta në Ukrainë. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me agresionin, por natyrisht agresioni na ka vënë para një fakti, që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e Forcave të Armatosura. Kështu që, në mos ky projekt, projekte të tjera kanë lidhje me agresionin. Ne po shtojmë përpjekjet dhe buxhetin për Forcat tona të Armatosura”,

tha Peleshi.

“Për ta thënë edhe një herë me zë të lartë, Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk kemi një kërcënim konkret, para të cilit duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Jemi në NATO, që mbron çdo centimetër.

NATO reagon sa herë preket një pëllëmbë tokë. Pra, nuk bëhet fjalë për një rrezik, por nga ana tjetër NATO ka forcuar dukshëm krahun e vet lindor, në kufi me Rusinë

RonaTyra

“, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu