Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një vajzë ka lindur foshnjën e saj në ambientet e tualetit të e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
“Shoqata e Infermierëve” e ka bërë të ditur lajmin duke njoftuar se vajza u paraqit në spital ditën e djeshme në orën 02:00 të mëngjesit pasi kishte dhimbje të forta barku. Nga stafi, vajzës iu kërkua të priste në ambientet e tualetit për shkak të krizave, i cili ishte vendi ku edhe e reja lindi foshnjën e saj.
Pas lindjes, vajza u shoqërua nga ambientet e QSUT-së, në maternitet ku mori ndihmën dhe kujdesin dhe shërbimin e nevojshëm.
Pas këtij lajmi, “Shoqata e Infermierëve” bëri të ditur me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ se vajza që lindi nuk ka treguar se ka qenë shtatzënë kur është paraqitur në spital.
Në njoftim thuhet gjithashtu se si nëna dhe bebja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Shoqatës së Infermierëve:
E reja qe lindi ne urgjencë deklaroi që nuk ishte në dijeni për shtatzëninë – shoqata e infermiereve te Shqipërisë. Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermiereve vajti në Urgjence ku mori informacione të mëtejshme të një rasti te rrallë të ndodhur në Shqipëri. Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje në ambientet e tualetit.
Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashke me fëmijën është shoqëruar ne ambientin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kane transportuar ne ambientet e maternitetit nënën me fëmijën e saj. I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzënie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzës. Gjithsesi i urojme shëndet te mirë nënës dhe fëmijës dhe pse nje ngjarje e tille është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare.