Linda Halimi publikon video provokuese, duke vënë në pah linjat e theksuara të trupit

0
Linda Halimi publikon video provokuese, duke vënë në pah linjat e theksuara të trupit
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet me përmbajtje provokuese.

Në një nga postimet e fundit në Instagram, këngëtarja me prejardhje nga Vitia ka shpërfaqur para fansave sensualitetin e saj.

Foto: Lindita/Instagram

RonaTyra

Ajo ka publikuar një video, ku shfaqet e veshur me një kostum të zi sportiv, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit.

Fokus të veçantë, Linda iu jep të pasmëve, të cilave iu dha formë posaçërisht vitin e kaluar, pasi kreu ndërhyrjen BBL në trupin e saj.

“Më pëlqeu t’ju bekoj me disa këndvështrime sot. E xhiruar dhe modifikuar nga unë”, shkroi këngëtarja Halimi në mbishkrimin e videos.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj të trupit.

Foto: Lindita/Instagram

Këngëtarja e hitit “Ëndërrova” është parë shpesh si frymëzim nga shumë njerëz për ndryshimin drastik që arriti të bëjë në trupin e saj.

/abc24.al/

Foto: Lindita/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu