Art më vete – punimet me dorë nga Fidan Halili, artizani që ‘fshihet’ prapa kurorave që zbukurojn…

0
Art më vete – punimet me dorë nga Fidan Halili, artizani që ‘fshihet’ prapa kurorave që zbukurojn…
Gjigandi

Punimet artizanale kanë qenë një traditë shumëvjeçare e popullit të Kosovës.

Ndonëse një zanat i tillë është gjithnjë e më pak i aplikuar viteve të fundit, ka ende artizanë që e kultivojnë këtë zanat, duke realizuar punime interesante tradicionale, shpesh të kombinuara me modernen.

Ky është rasti i artizanit modern, Fidan Halili, i cili merret me punimin e aksesorëve të ndryshëm – punime të cilat i kryen të gjitha me dorë.

Fidan Halili (Foto: abc24.al)

RonaTyra

Ai në një bisedë për abc24.aln ka treguar se sa është e vështirë puna e tij.

“E vështirë nuk mund të them që është pasi që e bëj me shumë pasion, e kur gjërat punohen me shumë dashuri aty nuk ka asnjëherë vështirësi”, ka thënë Fidan Halili për abc24.al.

I njëjti ka treguar se me zanatin në fjalë është marrë gjithmonë, fillimisht, duke realizuar punime për familjen dhe shoqërinë, deri sa vendosi që veprimtarinë e tij ta kthejë në biznes.

“Unë me aksesorë mund të them që jam marrë gjithmonë po kam punuar vetëm për vete, familjarë dhe shoqërinë. Aksesorët janë gjithmonë të kërkuara nga pjesa e njerëzve që i përdorin dhe i vlerësojnë ato”, tha tutje Halili.

Disa nga aksesorët që realizon artizani Fidan Halili (Foto: abc24.al)

Punimet e tij janë prezentë edhe në estradë, pasi ai së fundmi realizoi kurorën e Dafina Zeqirit në klipin “Vet e lype”, si dhe atë të Diellza Kolgecit në ‘Ballon Shqiptare’.

“Me të famshmit për mua ka qenë një kënaqësi të punoj, thjeshtësia dhe afërsia e këtyre dy ikonave të muzikës dhe të modës ka qenë bashkëpunim shumë i mirë”, tha Fidani.

Kurorat e Dafina Zeqirit dhe Diellza Kolgecit të realizuara nga Fidan Halili (Foto: Instagram/Facabook)

I pyetur se cili nga punimet në fjalë do ta veçonte më shumë, artizani me prejardhje nga Gjakova ceki njërin prej tyre.

“Ndër punimet më të pëlqyera? Normal kanë qenë të gjitha po ashtu të suksesshme janë ato për nuse, kurora me shqiponjë dhe kjo e fundit e Diellza Kolgecit”, thotë Fidani.

Fidan Halili (Foto: abc24.al)

E për të gjithë ata që e shohin veten në të ardhmen në një profesion si ai i Fidanit, në kultivimin e punimeve artizanale të aksesorëve – ai ka një mesazh motivues për talentet në fjalë.

“Kush e ka talentin për këto gjëra është shumë keq mos ta shfaqin, ju them të vazhdojnë si hobi ose si profesion varësisht si e ndjejnë, por assesi mos të heqin dorën nga dëshirat dhe pasionet e tyre”, përfundoi Fidani për abc24.aln.

Fidan Halili (Foto: abc24.al)

Artisti ka gjithashtu një llogari mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e tij punimet që realizon me dorë.

/abc24.al/

Foto: Instagram

Foto: Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu