Linda Halimi: Më kanë ngacmuar në prani të bashkëshortit

0
Linda Halimi: Më kanë ngacmuar në prani të bashkëshortit
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi pavarësisht se është mjaft aktive në rrjetet sociale ajo ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Së fundmi, e  ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka folur për shumë gjëra, përfshirë karrierën dhe jetë private.

Linda gjithashtu ka shpjeguar një ndër arsyet dhe vështirësitë që ka hasur për të depërtuar në tregun muzikor me producent amerikan, teksa u shpreh se më shumë është parë si objekt seksi se si artiste.

Foto: Linda Halimi/Instagram

RonaTyra

“Si artiste femër, nëse mund ta them në televizion më shumë më kanë parë si objekt seksi sesa si artiste, e kam vuajtur këtë, shkoja në studio isha edhe me bashkëshorti, ai bëhej sikur nuk ishte bashkëshorti im që të mos prishte punë dhe pasi mbaroja këngë një producent me emër çfarë po bëjmë pak më vonë dëshiron të shohim një film bashkë, më vinin në siklet shumë, më thoshin hajde shkojmë me një vikend bashkë unë e ti dhe vendosim për këngë që do marrësh dhe kështu merrte fund bashkëpunimi, pas disa kohe u dëshpërova pak a shumë dhe vendosa ta marrë pushim”, është shprehur Linda.

Kujtojmë që këngëtarja prej vitesh është zhvendosur në Amerikë atje ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën, ndërsa tha se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri.

Ndërkohë, këngëtarja që vlerësohet për vokalin mbetet e komentuar edhe për ndryshimi drastik kë ka bërë  në fizikun e saj ndër vite. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu