61-vjeçari Jani Kallanxhi që u ndalua të premten e shkuar nga Policia e Korçës, me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij të mitur 8-vjeçare, është lënë në masën e sigurisë arrest me burg pasi Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë.
Gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshëmrisë së arrestit, bëhet me sije se 61-vjeçari ka mohuar akuzat e ngritura para gjykatës. Ai shtë shprehur se nuk i ka bërë asnjë gjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar atë.
Aio mësohet të ketë thënë para trupës gjykuese se është kujdesur për të bijën, pasi bashkëshorten e kishte të sëmurë.
Çështja e të miturës 8-vjeçare do të shyqrtohet gjithashtu edëhë në Seksionin e të Miturve në Gjykatën e Korçës.