Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Të njëjtit u shpallën fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove.
Lidhur me këtë pati reagime të shumta dhe një të tillë së fundmi e bëri edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi.
Hysni Gucati
Kjo e fundit shpërndau një fotografi të tyre teksa shtoi: “Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora”.
“Në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë”, vazhdoi më tej artistja nga Drenica.
Nasim Haradinaj
Kujtojmë që Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.
/abc24.al/
Leonora Jakupi (Foto: Instagram)