Lëndohet ylli i Juventusit, humbet sfidën ndaj Lyonit

0
Gjigandi

Nuk është hera e parë e me siguri nuk do të jetë as e fundit; Douglas Costa ka sërish probleme muskulore.

Sulmuesi që u përfshi për disa minuta në sfidën e djeshme të Juventusit ndaj Udineses, mesa duket ka ndjerë shqetësime e në testimet e sotme është faktuar një dëmtim muskulor i gradës së dytë.

Në këtë formë, braziliani duhet të qëndrojë pushim dhe më pas gjendja e tij mund të vlerësohet vetëm pas 15 ditësh.

Kjo do të thotë se ka probabilitet të lartë se Costa humbet ndeshjen e kthimit me Lionin më datë 7 gusht.

Një takim aspak i lehtë për bardhezinjtë që janë mposhtur në Francë me rezultatin 1-0 dhe duhet të përmbysin për të prekur çerekfinalen, pasi në rast eliminimi zhgënjimi në radhët e drejtuesve do të ishte i lartë teksa do rrezikohej edhe posti i trajnerit Maurizio Sarri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu