Lendimi i Lucas Hernandezit, Bayerni akuzon Francen – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Përcaktimi i shkallës së dëmtimit, nuk lë më vend për dyshime. Për fat të keq, problemi fizik i Lucas Hernandezit në ndeshjen e Championsit kundër Olympiacosit, ka rezultuar i rëndë. Futbollisti i kampionëve të Bundesligës do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. “Lojtari ka pësuar këputje të pjesshme të ligamentit të brendshëm të kaviljes së djathtë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për një periudhë të pacaktuar,” – shkruhet në buletinin mjekësor të Bayernit. Një tjetër goditje e rëndë për klubin bavarez, pas dëmtimit të Niklas Sules, që ka këputur ligamentet e gjurit e që me shumë mundësi nuk do të jetë i disponueshëm deri në përfundim të sezonit. Gjithsesi, në këtë rast, me e keqja mund të ishte evituar, sikurse e shpjegon drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, i cili sulmon stafin teknik të Francës që e grumbulloi futbollistin për ndeshjet eliminatore të Europianit, duke rënduar një situatë që ishte në limite. “Mjeku i Bayernit i kishte kërkuar në mënyrë eksplicite kombëtares franceze nëpërmjet një e-mail-i që të mos e aktivizonte Hernandezin, por kërkesa nuk është marrë parasysh. Bëhet fjalë për një mjek që e di me saktësi se çfarë po bën dhe çfarë thotë. Nuk e kuptoj mungesën e besimit ndaj nesh. Si të mos të jemi të tërbuar me atë që ka ndodhur.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu