Lëkurat e frutave dhe perimeve që NUK duhen hedhur, por konsumuar

0
Lëkurat e frutave dhe perimeve që NUK duhen hedhur, por konsumuar
Gjigandi

Pjeshka:

Lëkura e pjeshkës është e mbushur me antioksidantë dhe vitamina. Jo vetëm kaq, por ka edhe shumë fibra dietike. Lëkura e pjeshkës ka shumë vitaminë A. Ka edhe karotenoidë një lloj antioksiduesi dhe provitamine në lëkurën e pjeshkës. Gjithashtu, lëkura e pjeshkës ka një sasi të lartë të fibrave, të cilat ndihmojnë tupin të tresë më lehtë ushqimin.

Lëkura e patëllxhanit

ka shumë antioksidantë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për varietetet e patëllxhanëve që kanë ngjyrë më të errët. Përshembull, varietetet e patëllxhanëve ngjyrë vjollcë kanë më shumë lëndë ushqyese në lëkurën e tyre sesa varietetet e tjera me ngjyrë më të hapur.

RonaTyra

Lëkura e shalqinit

ka një aminoacid të quajtur citruline. Mund të ndihmojë në largimin e azotit në gjak dhe gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nëse keni dhimbje të muskujve. Nëse nuk mund ta konsumoni lëkurën e shalqinit në mënyrën natyrale, mund të provoni ta zieni apo ta skuqni si perime.

Lëkura e mollës gjithashtu duhet konsumuar sepse ka më shumë vitamina dhe fibra se molla e qëruar. Fibra që gjendet në lëkurën e mollës është e domosdoshme për ndalimin e grumbullimit të kolesterolit në enët e gjakut. Gjithashtu, ekziston një antioksidant i quajtur quercetin që ndihmojnë trurin dhe mushkëritë të funkionojnë më mirë.

Shumica e lëndëve ushqyese të

kastravecit

janë në lëkurën e jashtme të gjelbër të errët. Ka shumë kalium, antioksidantë dhe fibra. Lëkura është gjithashtu e pasur me vitaminë K, një lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e kockave dhe koagulimin e gjakut.

Lëkura e mangos

është plot me fibra dietike. Është gjithashtu e mbushur me vitamina E dhe C, antioksidantë, polifenole dhe karotenoidë. Për më tepër, ka acide yndyrore të pangopura dhe omega-3 dhe omega-6.

Kivi

ka lëkurë të ashpër, por mos lejoni që kjo t’ju ndalojë. Mund ta fshini pushin nëse nuk ju pëlqen. Nëse hani lëkurën, do të merrni antioksidantë, flavonoidë (kimikate bimore) dhe vitaminë C.

Lëkura e kungullit

është jashtëzakonisht ushqyese pasi është e pasur me fibra, kalium dhe pak vitaminë C shtesë. Lëkura e kungullit të njomë ka gjithashtu shumë antioksidantë, si luteinë, karotenoid dhe zeaksantinë.

Bananet

kanë një lëkurë që është e vështirë për t’u ngrënë dhe ka shije të hidhur. Megjithatë, lëkura e saj ka disa përfitime të mëdha shëndetësore. Ka kalium dhe antioksidantë, si luteina. Luteina është e mirë për shëndetin e syve. Lëvoret e bananes kanë gjithashtu diçka të quajtur triptofan, një aminoacid. Meqenëse lëkura është e ashpër dhe e hidhur, mund ta zieni për disa minuta, më pas ta piqni në furrë për ta tharë për një çaj ose një smoothie.

Lëkura e portokallit

ka një sasi të jashtëzakonshme të vitaminës C, dyfishin e sasisë që është brenda frutave. Ato janë gjithashtu të mbushura me vitaminë B6, kalcium, kalium, magnez dhe riboflavin (një vitaminë B). Lëvoret e portokallit janë të vështira për t’u tretur dhe mund të jenë të hidhura. Pra, përdorni një rende për të përdorur lëkurën e portokallitnë gatime të ndryshme./ WebMD

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu