Legjenda e Romës, Totti shpreh dëshirën surprizuese për finalen e Tiranës

0
Legjenda e Romës, Totti shpreh dëshirën surprizuese për finalen e Tiranës
Gjigandi

Francesco Totti nuk ndalet për asnjë moment. Pardje ishte në “San Siro” për ndeshjen e bamirësisë, të organizuar nga Sammuel Eto’o, dje në Monaco për një event tjetër sportiv dhe sot do të jetë në Tiranë për finalen e Konferencës së Ligës ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

Mbrëmë, ish-kapiteni verdhekuq ishte protagonist në edicionin e 29-të të “World Stars Football Match” në prag të GP së Formula në Monaco, garë e cila do të zhvilliohet më 29 maj.

Të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen Fondacionit “Star Team for Children”. Totti nuk luajti, sepse vuan nga një dëmtim i vogël i pësuar në ndeshjen e bamirësisë së të martës mbrëma në “San Siro”.

Sot do të fluturojë drejt Tiranës, ku do të bëjë tifo për ekipin e tij në finalen e Ligës së Konferencës: “Jam i tensionuar për Tiranën, do të kisha dashur të luaja edhe unë. Të gjithë do donin ta bënin, – deklaroi Totti për “Sky”. – Pilotët? Më në fund i shoh ‘live’. Unë jam tifoz i madh i Ferrarit, shpresoj që ky të jetë viti i duhur për të triumfuar”.

Dy ditë më parë, i pyetur për finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feynoord-it, legjenda e popullit verdhekuq tha: “Ne nuk kemi arritur në një finale europiane prej një kohe të gjatë. Është thelbësore të ngremë një trofe, do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftëtarë deri në fund. Personalisht do të jem në Tiranë për ta mbështetur skuadrën”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu