Leart Paçarada, mbrojtës i kombëtares së Kosovës, i tha dje lamtumirë klubit Sandhausen, anëtar i Bundesliga II, me të cilin kishte kaluar periudhën më fantastike.
Futbollisti ynë ka treguar lojëra jashtëzakonisht të mira dhe ka qenë më standardi në ekip, meritë e tij që skuadra përfundoi në vend të dhjetë me 43 pikë.
“6 vite dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur! Faleminderit & lamtumirë.
Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Learti, djali i Shukriut, ish portier i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina.