Mediat europiane po i kushtojnë gjithmonë e më shumë rëndësi vendit tonë dhe bukurive të tij natyrore. Së fundmi për to ka shkruar edhe media e njohur franceze “Le Monde”.
Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga “Le Monde”. Gjigandi mediatik francez i është dedikuar kësaj radhe alpeve të Shqipërisë. Rama shkruan se “Le Monde” i përshkruan malet e Thethit dhe Valbonës si “një parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”.
Edhe shërbimi ndërkombëtar i BBC ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit tonë.