Këshilli i Evropës diskuton sot për tensionet Kosovë-Serbi

0
Gjigandi

Këshilli i Evropës do të diskutojë sot për tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Diskutimi për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet në kuadër të sesionit dimëror të kësaj asambleje.

 

Këshilli i Evropës diskuton sot për tensionet Kosovë-Serbi

Diskutimi për Kosovën dhe Serbinë do të nis sot nga ora 11:00. Tema kryesore e sesionit dimëror të Asamblesë Paralamentare të Këshillit të Evropës janë aspektet ligjore të të drejtave të njeriut dhe agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Union Contact

Ky sesion do të zgjasë deri më 27 janar 2023. Kujtojmë që ndaj Kosovës dhe Serbisë është rritur presioni për të arritur një marrëveshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu