LDK në Malishevë mban konferencë, Bajrush Hoti hedhë kritika të ashpra

0
Gjigandi

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë ka mbajtur konferencë për media, ku Kryetari Bajrush Hoti ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes lidhur me Covid-19 dhe të bashkëpunojnë me organet përgjegjëse shtetërore e komunale.

Hoti më pas ka ngritur shqetësimin lidhur me ekonominë.

“Malisheva ka ekonomi të lodhur edhe pa pandemi, kur i shtohet edhe kjo e bënë tepër të vështirë. Mbështetja e sektorit ekonomik në Malishevë nga Komuna Malishevës dhe Qeveria e Kosovës është mëse i domosdoshëm”, ka thënë Hoti.

Hoti ka adresuar kritika ndaj qeverive paraprake të PDK-së dhe Nisma-së.

“Malisheva po vuan për qeverisje transparente, të mirëfillët, që do kujdesej më mirë për mirëqenien qytetare. Ruajtja e ambientit është domosdoshmëri për Komunën e Malishevës, prandaj si projekt me prioritet është gjetja e donacioneve për rregullimin e impiantit të ujërave të zeza, që do të ishte parakusht për ruajtjen e ambientit”, u shpreh Hoti.

RonaTyra

Në fund, Hoti kërkoi që Komuna e Malishevës të kalojë në Regjionin e Prizrenit.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë pa humbur kohë të filloi me procedura administrative për kthimin e Komunës së Malishevës me regjion të Prizrenit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu