Napoli ka bërë një lëvizje për të nënshkruar me sulmuesin e Romës, Cengiz Under.
Il Messagero raporton se skuadra e Napolit tashmë ka ofruar deri në 31 milionë euro për reprezentuesin e Turqisë.
Skuadra e Romës thuhet se janë të hapur për të shitur Under, megjithëse po kërkojnë deri në 35 milionë euro për shërbimet e tij.
Një kalim te Napoli po e pëlqen edhe Under, i cili është i hapur për këtë lëvizje.
Me paratë nga shitja e Under, Roma do të transferonte në formë të përhershme Chris Smalling nga Manchester United.