Marjan Radeski është larguar nga KF Shkëndija. Gazetari Reshat Ibrahimi nga disa burime në Tetovë merr vesh se Shkëndija dhe sulmuesi 25 vjeçar janë ndarë.
Në ditët në vijim pritet vetëm konfirmimi nga klubi tetovar.
Radeski pjesë e Shkëndijës është nga viti 2015 dhe deri tani ka zhvilluar 100 ndeshje, ka shënuar 37 gola.
Pas Ceshmexhiev ky është largimi i dytë nga Shkëndija, ndërsa pjesë e kuqezinjve është bërë mbrojtësi Egzon Bejtullai.
Gjitashtu mësojmë se Shkëndija është në pritje të bisedimeve perfundimtare me dy futbollistët e saj titullar, Besart Ibraimi e Armend Alimi.