Lame denoncoi dëmtimin e faqeve të regjistrave të Kadastrës së Tiranës, Prokuroria nis hetimet

0
18
Gjigandi

Ditën e shtunë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame denoncoi publikisht zhdukjen e disa faqeve të Kadastrës së Tiranës, pasi tha se mungojnë disa faqe për disa zona të kryeqytetit.

Pas deklaratës së Lames, ka reaguar Prokuroria e Tiranës, e cila përmes një deklarate publike ka bërë me dije, se ka nisur hetimet e plota për këtë çështje. Në njoftim thuhet se Prokuroria e Tiranës është angazhuar maksimalisht që të vejë para drejtësisë përgjegjësit për dëmtimin e dokumentave të Kadastrës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audiovizive nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj, ka filluar kryesisht, hetimet duke regjistruar procedimin penal nr. 4807 datë 21.06.2022, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave”, parashikuar nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar.

 

Lidhur me faktet e sipërpërmendura Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është e angazhuar maksimalisht që të hetojë në drejtim të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjësisë penale të çdo zyrtari apo personi të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme në dëm të interesave të ligjshme te qytetarëve apo shtetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu