Lakra pa mish: Drekë e shkëlqyeshme plot vitamina!

0
Lakra pa mish: Drekë e shkëlqyeshme plot vitamina!
Gjigandi

Përbërësit:

– 1 lakër,
– 2-3 karota,
– 1 tufë qepë të reja,
– 5-6 thelpinj hudhre,
– 1 selino,
– 2-3 patate,
– spec të gjelbër (i ëmbël dhe djegës),
– 1-2 domate (mund të jenë edhe të ziera),
– erëza të thata,
– spec të kuq të bluar,
– 1 lugë miell,
– vaj.

Përgatitja:

Lakrën priteni në kube të mëdha dhe qiteni gjysmën në tenxhere, ndërkaq perimet pritni në rrathë apo në kube dhe qitni në mes të tenxheres në lakër dhe mbuloni me pjesën tjetër të lakrës.

Shtoni specin, fletët e selinos dhe majdanozin. Qitni ujë deri në gjysmë dhe lëreni të zihet rreth 45-50 minuta. Shtoni erëzat dhe domaten kur të zihet lakra.

RonaTyra

Në tigan qitni pak vaj, shtoni miellin dhe hudhrat. Fërgoni pak, shtoni specin e kuq të bluar dhe menjëherë hiqeni nga shporeti dhe qiteni në lakër.

Provoni, dhe shtoni kripë nëse e shihni të nevojshme. Pritni edhe pak fletë majdanozi.

Lëreni të vlojë edhe një deri në dy minuta dhe hiqeni nga shporeti.

Ju bëftë mirë! – transmeton abc24.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu