Laknas , banorët përpalsen me policinë, “Do ta mbrojmë vetë pyllin” – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas. Firma private shoqërohet për të prerë pyjet me polici private dhe me policinë e shtetit.

Ndërkohë nga përplasja e policisë me banorët, një zonjë ka humbur ndjenjat, ndërkohë që fëmijët po ashtu po qajnë dhe protestojnë kundër ndërtimt të thertores dhe shkatërrimit të pyllëzimit. Sipas banorëve firma nuk ka leje.
“Ne jemi në vend tonë e kemi mbrojtur pyllin nga 50 vjet këto vijnë me na bo stalla derrash. Nuk do ti pranojmë, të ikin ku të duan. Pronari nuk vjen vetë, sjell klysht e vet.
Vendin do ta mbrojmë me gjak. Këtu na kanë thënë është park. Pse vini dhe bëni stallë derrash dhe stallë lotësh. Ne si shtet nuk na ka vënë kush dorë. Ai e ka shkruajtu zallishte, jo pyll. Ne nuk na ka pyetur kush. Këto kanë marrë lekët vetë, si polici si bashki. I kam të gjithë në rajon. Xhelal Mziu dhe Bledar Daci të gjejnë vend dhe të futen, na kanë marrë pyllin.
Po vuajme me fëmijët po vijnë të na kërcënojnë. Nuk na ka pyetur njeri. Ne e mbrojmë vetë.”- shprehen banorët.
“Banoret e kësaj zone, me hunj nëpër duar dhe me zemër e mendje të vendosur për të mbrojtur pyllin që e kanë bërë me duart e veta prej 300 vjetësh. Ky pyll i mbron ata nga përmbytjet, i pastron ajrin e rëndë të lumit të Tiranës dhe është bekim për 100 e ca familje që jetojnë aty.
Banorët shprehen se sa i përket thertores, kjo qeveri ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive. Në kushtet që vetëm zona Laknas, Bërxull, Valias ka 3 thertore të medha, përse u dashka nje tjetër po në atë zonë, kur dime se aktualet nuk punojnë me kapacitete të plota. Nuk kemi asgjë me biznesin që ka mare përsieper këtë gje, madje nuk i njohim, por e kemi me kete pushtet qe pa bere asnje dëgjese publike me qytetaret dhe pa miratimin e tyre, kërkon t’iu grabisë pyllin këtyre banorëve.
I bejme thirrje institucioneve pergjegjese, te ndalin mete masaker dhe te vendosin dialog me banoret e zones dhe jo te bejne shoqerime ne polici.”- shprehen banorët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu