Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, është i njohur për dhurimet e tij dhe kauzat sensibilizuese.
Së fundmi, ai ka bërë një dhurim prej 5000 eurosh për themelimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Tahiri ka falënderuar të gjitha pjesëmarrësit në koncertin e tij, pasi pa ta grumbullimi i të hollave nuk do të ishte i mundur.
Foto: Labinot Tahiri/Instagram
Ai tha se 3000 euro janë ndarë nga të ardhurat e mbrëmjeve muzikore, gjersa 2000 i janë bashkangjitur nga Fondacioni i tij “Labinot Tahiri”.
“Faleminderit publik i dashur atje në Diasporë e në Kosovë, për prezencën në mbrëmjet tona, ku u ndamë të kënaqur të gjithë. Nga ato mbrëmje që punova, sot i ndava 3000 euro për Ushtrinë e Kosovës, dhe po ashtu edhe 2000 euro nga Fondacioni ynë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Ashtu si Labi, shumë kolegë të tij përmes rrjeteve sociale bënë të ditur se po i bashkohen dhurimit vullnetar për Fondin e Sigurisë së Kosovës, të themeluar javë më parë nga Ministria e Mbrojtjes.
/abc24.al/